Ushtria sioniste pretendon se ka martirizuar Seyyed Hashem Safiuddin
(last modified Wed, 23 Oct 2024 07:02:08 GMT )
Tetor 23, 2024 09:02 Europe/Tirane
  • Ushtria sioniste pretendon se ka martirizuar Seyyed Hashem Safiuddin

Ushtria sioniste pretendon se Seyyed Hashem Safiuddin, kreu i këshillit ekzekutiv të Hezbollahut, u vra në një sulm tre javë më parë në periferinë jugore të Bejrutit.

Sipas kanalit “Al-Arabic” -së, të martën ushtria sioniste zyrtarisht në një deklaratë ka pretenduar se operacioni i vrasjes së Seyyed Hashem Safiuddinit ishte i suksesshëm. Sipas deklaratës së ushtrisë sioniste, në operacionin në të cilin u vra Safiuddin, ka rënë dëshmor edhe Hossein Ali Hazimeh, komandanti i departamentit të inteligjencës së Hezbollahut. Të martën, burime mediale libaneze thanë se kishin zbuluar trupin e dëshmorit Seyyed Hashem Safiuddin, kreut të Këshillit Ekzekutiv të Hezbollahut libanez, por ky lajm ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Hezbollahu. Gazetari i rrjetit të Arabisë Saudite gjithashtu tha: Trupi i Seyyed Hashem Safieddin, së bashku me 23 persona të tjerë, u gjet nën rrënojat në "Al-Marijah" në Al-Dahiyeh, që ndodhet në periferinë jugore të Bejrutit. Të enjten më 3 tetor, avionët luftarakë izraelitë bombarduan rëndë zonat në jug të kryeqytetit libanez. Kanali 14 i regjimit sionist të premten pretendoi se qëllimi i bombardimeve të rënda në periferinë jugore të Bejrutit ishte vrasja e Seyyed Hashem Safiuddin, kreut të këshillit ekzekutiv të Hezbollahut. Këto sulme ndodhën pasi shumë analistë e shpallën Safiuddinin si pasardhësin e mundshëm të Seyyed Hassan Nasrallah, Sekretarit të Përgjithshëm të ndjerë të këtij grupi. Seyyed Hashem Safiuddin është i afërt me Seyyed Hassan Nasrallah dhe një nga figurat kryesore të Hezbollahut në Liban.