Pezullohen negociatat e grupeve jemenase
Gusht 05, 2016 17:18 Europe/Tirane
I dërguari i posaçëm i OKB për çështjen e Jemenit, ka njoftuar për pezullimin e negociatave të paqes për zgjidhjen e krizës në Jemen.
Sipas agjencisë së lajmeve France Press, Ismail Veled Al Sheikh Ahmed, i dërguari i posaçëm i OKB për çështjen e Jemenit, të enjten ka njoftuar për ndërprerjen e negociatave mes delegacionit të Abdurrabe Mansur Hadit, presidentit të dorëhequr të Jemenit i njohur si delegacioni i Riadit dhe delegacionit kombëtar të Jemenit. I dërguari i posaçëm i OKB për çështjen e Jemenit nuk ka njoftuar në lidhje me kohën e fillimit të raundit të ri të negociatave të paqes, por ka thënë se ekziston mundësia që në Kuvajt të rifillojnë përsëri negociatat.