Presidenti irakian: Arbaini i këtij viti ishte më madhështor
(last modified Sun, 20 Nov 2016 18:56:04 GMT )
Nëntor 20, 2016 19:56 Europe/Tirane
  • Presidenti irakian: Arbaini i këtij viti ishte më madhështor

Presidenti i Irakut deklaroi se në saje të guximit dhe sakrificave të forcave të armatosura të Irakut në luftën kundër ISIS, populli irakian i organizoi me më shumë madhështi sesa vitet e kaluara ceremoninë e Arbainit husejnian.

Siç njofton agjencia e lajmeve Al Forat News, presidenti irakian z. Fuad Masum duke vlerësuar sakrificat e forcave të armatosura të Irakut në luftën kundër grupit terrorist ISIS, theksoi: Bashkësia ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit dhe në përpjekje për çlirimin e Mosulit nga pushtimi i terroristëve të ISIS, po vepron në kuadër të interesave të rajonit dhe të gjithë botës. Ai shtoi se gjatë ceremonisë madhështore të Arbainit husejnian ku morën pjesë mbi  20 milionë besimtarë, terroristët e ISIS bën përpjekje të shumta për të kryer sulme kundër pelegrinëve, por përpjekjet e tyre u neutralizuan nga forcat e sigurisë së Irakut.

 

Tags