Amerika përdor dronët në kufirin mes Tunizisë dhe Libisë
(last modified Wed, 23 Nov 2016 20:41:10 GMT )
Nëntor 23, 2016 21:41 Europe/Tirane
  • Amerika përdor dronët në kufirin mes Tunizisë dhe Libisë

Presidenti i Tunizisë ka konfirmuar se Amerika përdor dronët ushtarakë në kufirin mes Tunizisë dhe Libisë, por mohoi lajmin për ndërtimin e një baze ushtarake amerikane në Tunizi. T

axhi Kaed Al Sabusi, president i Tunizisë, deklaroi se SHBA po përdor dronët për të vëzhguar lëvizjet e grupeve terroriste në kufirin mes Tunizisë dhe Libisë dhe shtoi se aktualisht 70 oficerë amerikanë po trajnojnë oficerët e ushtrisë tuniziane në kuadër të luftës kundër terrorizmit. Më parë disa media kishin raportuar se Amerika shfrytëzon bazat ushtarake të Tunizisë për kryerjen e operacioneve të spiunazhit në Libi.

 

Tags