Civilët viktima të sulmeve raketore të terroristëve në Siri
Si pasojë e sulmeve me raketa të terroristëve kundër civilëve në Siri, kanë humbur jetën dhe janë plagosur dhjetëra persona.
Në sulmin me raketa të ditës së enjte nga grupi i ashtuquajtur Xhejshul Eslam në rajonet lindore të Damaskut, kryeqytet i Sirisë, 7 civilë sirianë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur. Sipas disa burimeve mediatike nga Siria, me dështimin e grupeve terroriste në betejat e luftës e posaçërisht në rajonin Alepo, terroristët kanë marrë urdhër për sulme kundër civilëve si pjesë e strategjisë së tyre. Nga ana tjetër, Forcat e ushtrisë së Sirisë në vazhdën e fitoreve të tyre kundër terroristëve, ka çliruar disa rajone në veri të Kunejtras në jug të Sirisë nga pushtimi i terroristëve. Njësitet e ushtrisë dhe të forcave të armatosura të Sirisë dje gjatë një operacioni kundër terroristëve në lartësitë e rajonit Nakar në veri të provincës Kunejtra, ka arritur ta çlirojë këtë rajon nga pushtimi i terroristëve dhe ka vendosur kontrollin e saj në këtë rajon.