Vendet arabe humbin rëndë nga rënia e çmimit të naftës
Nëntor 27, 2016 23:28 Europe/Tirane
Vendet arabe kanë pësuar humbje të rënda nga rënia e çmimit të naftës.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, zyrtarët e Unionit të bankave të vendeve arabe, duke shprehur shqetësimin në lidhje me ndikimin e rënies së çmimit ët naftës në ekonominë e vendeve anëtare të Këshillit për bashkëpunimit të Gjirit Persik, kanë njoftuar se rënia e çmimit të naftës ka shkaktuar dëme të paktën 360 miliardë dollarë për këto vende. Mohamed Al Xharah, kryetar i unionit të bankave të vendeve arabe ka thënë: Kushtet e papërshtatshme kanë ndikuar në tregjet e botërore të naftës dhe vendet arabe kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga rënia e çmimit të naftës.