Hejdar Ebadi: Iraku nuk futet në asnjë konflikt rajonal
(last modified Sun, 12 Feb 2017 06:37:40 GMT )
Shkurt 12, 2017 07:37 Europe/Tirane
  • Hejdar Ebadi: Iraku nuk futet në asnjë konflikt rajonal

Hejdar Ebadi, kryeministri i Irakut, ka deklaruar se vendi i tij nuk do të futet në asnjë konflikt rajonal dhe ndërkombëtar.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se Hejdar Ebadi këto deklarata i ka bërë pas një bisede telefonike me Donald Trump, presidentin e Amerikës në të cilën është biseduar edhe për tensionet ekzistuese mes Iranit dhe Amerikës. Hejdar Ebadi të shtunën në një intervistë me televizionin shtetëror të Irakut, ka thënë se Bagdadi ndjek interesat kombëtare të Irakut dhe nuk është i interesuar për të marrë pjesë në asnjë konflikt rajonal dhe ndërkombëtar që mund të ketë pasoja katastrofale për Irakun dhe rajonin. Ndërkohë Shtëpia e Bardhë të premten ka deklaruar se Hejdar Ebadi dhe Donald Trump në kontaktin e tyre të parë telefonik, kanë biseduar në lidhje me "rrezikun që krijon Irani për të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme". Kjo ishte biseda e parë e zhvilluar mes Donald Trump dhe Hejdar Ebadi. Ndërkohë që zyra e kryeministrit të Irakut ka lëshuar një deklaratë në lidhje me këtë bisedë telefonike në të cilën nuk ka bërë të ditur se në këtë bisedë telefonike është biseduar edhe për Iranin.

Tags