Siria mirëpret vendosjen e paqes në këtë vend
Shkurt 19, 2017 07:28 Europe/Tirane
Kryeministri i Sirisë ka deklaruar gatishmërinë e qeverisë siriane për të shqyrtuar çfarëdo lloj plani që ofrohet me qëllim vendosjen e paqes në këtë vend.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Emad Khamis, kryeministri i Sirisë, ka deklaruar se qeveria e Damaskut është e gatshme për të shqyrtuar çdo plan i cili do të rezultojë me ndërprerjen e gjakderdhjes në Siri dhe me reduktimin e problemeve të këtij vendi. Emad Khamis deklaroi se qeveria e Sirisë mirëpret çdo iniciativë e cila do të mundë të kthejë paqen dhe qetësinë në këtë vend, mirëpo nuk ka dyshim se deri në kohën kur terroristët të jenë në Siri, kurrfarë bisedimesh nuk do të sjellin rezultat.