Ushtria siriane do të vazhdojë sulmet kundër grupeve terroriste
Shkurt 26, 2017 19:53 Europe/Tirane
Pas çlirimit të qytezës Tadef në provincën Alepo, ushtria siriane publikoi një deklaratë, ku theksohej se do të vazhdojë operacionet kundër grupeve terroriste.
Në këtë deklaratë të publikuar sot dhe që citohet nga agjencia e lajmeve Sana, thuhet: Njësitë e ushtrisë siriane në bashkëpunim me forcat aleate, kanë mundur të kthejnë sigurinë dhe stabilitetin Tadef në jug të qytetit Al Bab në provincën Alepo. Ushtria siriane bëri të ditur se gjatë çlirimit të kësaj qyteze janë vrarë dhjetëra terroristë të ISIS dhe dhjetëra të tjerë janë zënë rob. Gjatë një jave, ushtria siriane ka çliruar mbi 18 qytete dhe fshatra në një sipërfaqe prej 600 km katror nga pushtimi i grupeve terroriste.