Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dënon sulmin kimik të ISIS në Mosul
(last modified Sun, 05 Mar 2017 12:14:55 GMT )
Mars 05, 2017 13:14 Europe/Tirane
  • Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dënon sulmin kimik të ISIS në Mosul

Organizata e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar ka dënuar sulmin kimik të terroristëve të ISIS kundër qytetarëve në Mosul të Irakut.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Organizata e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar me anë të një deklarate, ka dënuar ashpër përdorimin e armëve kimike nga terroristët e ISIS kundër qytetarëve të pambrojtur në lindje të Mosulit të Irakut dhe ka deklaruar shqetësimet e saj të thella në lidhje me këtë çështje. Organizata e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar gjithashtu ka bërë të ditur kurimin e dy grave dhe të pesë fëmijëve viktimë të sulmeve me armë kimike në lindje të Mosulit.

 

Tags