Negociatat e Gjenevës për krizën në Siri zhvillohen me 23 mars
(last modified Wed, 15 Mar 2017 06:27:26 GMT )
Mars 15, 2017 07:27 Europe/Tirane
  • Negociatat e Gjenevës për krizën në Siri zhvillohen me 23 mars

Përfaqësuesi special i OKB për çështjen e Sirisë ka thënë se raundi i dytë i negociatave Gjeneva-4 për zgjidhjen e krizës në Siri, do të zhvillohet deri në fund të muajit mars.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se zyra për shtyp e Stefan De Misturas, përfaqësuesit special të sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështjen e Sirisë, të martën ka deklaruar se raundi i dytë i negociatave Gjeneva-4 për zgjedhjen e krizës në Siri, do të zhvillohet më 23 mars 2017. Zyra për shtyp e De Misturas ka shtuar: "De Mestura ka dërguar ftesa për pjesëmarrësit në konferencën Gjeneva-4 që të mblidhen në pallatin e OKB në Gjenevë të Zvicrës për të rifilluar negociatat më 23 mars të këtij viti. Vlen të theksohet se raundi i parë i negociatave Gjeneva-4 është zhvilluar përgjatë tetë ditëve duke filluar nga 23 shkurti me pjesëmarrjen e delegacionit të qeverisë së Sirisë dhe opozitarëve sirianë. Njëkohësisht me këtë, Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane të martën ka deklaruar: "Brukseli mbështet përpjekjet e Rusisë dhe të Iranit për forcimin e armëpushimit në Siri. Bashkimi Evropian do të vazhdojë mbështetjen e tij ndaj negociatave të Gjenevës në lidhje me krizën e Sirisë me qëllim që t'i jepet fund luftës në këtë vend".

Tags