Shtohet numri i fëmijëve të vrarë nga Arabia Saudite në Jemen
(last modified Wed, 30 Aug 2017 05:56:00 GMT )
Gusht 30, 2017 07:56 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i fëmijëve të vrarë nga Arabia Saudite në Jemen

Kanali televiziv Mejadin njoftoi se fëmijët në Jemen janë objektivi kryesor i sulmeve të agresorit saudit dhe deri tani Al Saud ka vrarë të paktën 3 mijë fëmijë në Jemen.

Arabia Saudite, me dritën jeshile të Amerikës dhe e mbështetur nga disa regjime arabe të rajonit, prej marsit 2015 ka nisur agresionin ushtarak kundër Jemenit me pretekstin e rikthimit të presidentit të dorëhequr Abdarabuh Mansur Hadi. Ky agresion ka lënë më shumë se 12 mijë civilë të vrarë, mes tyre 3 mijë fëmijë, me mijëra të plagosur, ka shkatërruar infrastrukturën dhe ka detyruar me milion jemenas të evakuohen. I dërguari i posaçëm i UNICEF-it në Jemen, njoftoi se që nga koha e nisjes së luftës në këtë vend mbi 1700 fëmijë janë vrarë. Martiksel Rilano, përfaqësues i UNICEF në Jemen në një intervistë për kanalin Rusia Todau tha se në Jemen që nga nisja e konfliktit janë vrarë 1721 fëmijë dhe 3 mijë të tjerë janë plagosur. Sipas tij vetëm në dy muajt e fundit në Jemen janë vrarë 37 fëmijë. Kjo është e vetmja statistikë zyrtare e organeve ndërkombëtare mbi vrasjen e fëmijëve në Jemen. Rilano tha se e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund vrasjes së fëmijëve në Jemen është përfundimi i luftës në këtë vend. Ne prej të gjitha palëve të futura në konflikt në Jemen kërkojmë që të parandalojnë sulmet që vrasin fëmijët. Organizata mbrojtëse e të drejtave të njeriut Human Rights Watch, së bashku me 56 Organizata jo Qeveritare, ka kërkuar kryerjen e hetimeve ndërkombëtare në Jemen nga anëtarë të këshillit të OKB për të drejtat e njeriut për analizimin e rasteve të shkeljes së të drejtave të njeriut në këtë vend. Palët e futura në konflikt në Jemen kanë kryer krime të ndryshme si shkelja e të drejtave të njeriut dhe e konventave dhe dispozitave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. John Wisher, një prej anëtarëve të organizatë HRW, nga OKB ka kërkuar të mos ndikohet nga presionet politike pasi deri tani kjo organizatë është ndikuar nga presionet e koalicionit arab të kryesuar nga Arabia Saudite. Kjo organizatë duhet të analizojë krimet e luftës në Jemen. Komisari i lartë për të drejtat e njeriut pranë OKB, ka shprehur keqardhjen për vazhdimin e vrasjes së civilëve në Jemen dhe ka kërkuar të kryhen hetime për këtë rast. Sipas agjencisë Xinhua të lajmeve, ditën e premte komisari i lartë për të drejtat e njeriut, tha se nga data 17-24 gusht të këtij viti në sulmet e Arabisë Saudite, janë vrarë të paktën 58 civilë jemenas. Ai kërkoi kryerjen e hetimeve mbi vrasjen e civilëve gjatë agresionit saudit në Jemen dhe formimin e një komiteti të pavarur për këtë çështje. Liz Throssell zëdhënëse e komisarit të lartë të OKB për të drejtat e njeriut thotë se në të gjitha sulmet e sauditëve në Jemen, janë vrarë dhe plagosur civilët. Ndërkohë dëshimtarët okularë, janë shprehur se nuk ka asnjë paralajmërim për ndonjë sulm apo bombardim në zonat e banuara nga civilët. Sekretari i përgjithshëm i OKB, ka marrë vendim që Arabinë Saudite ta fusë në listën e zezë të vendeve shkelëse të të drejtave të fëmijëve në zonat e prekura nga lufta dhe konflikti. Stéphane Dujarric zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB ka thënë se Antonio Gutters ka kërkuar futjen e Arabisë Saudite në listën e zezë të vendeve shkelëse të të drejtave të fëmijëve. Vitin e kaluar OKB e futi emrin e Arabisë Saudite në këtë listë por Riadi kërcënoi OKB me ndërprerjen e ndihmave financiare dhe Ban Ki Moon ish sekretari i përgjithshëm i OKB, u detyrua ta heqë emrin e Arabisë Saudite nga kjo listë. Sipas raporteve të OKB, regjimi Al Saud ka kryer krime në Jemen të cilat mund të konsiderohen krime lufte.

 

 

Tags