Vazhdojnë kritikat kundër politikanëve kurdë për shkak të referendumit
(last modified Sat, 30 Sep 2017 07:07:48 GMT )
Shtator 30, 2017 09:07 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë kritikat kundër politikanëve kurdë për shkak të referendumit

Vetëm disa ditë nga organizimi i referendumit separatist në rajonin e Kurdistanit të Irakut, vala e kritikave ndaj këtij veprimi të jashtëligjshëm të Masud Barzanit është shtuar.

Rajoni i Kurdistanit të Irakut më 25 shtator organizoi referendumin për ndarjen e tij nga Iraku. Ky referendum u mbajt megjithëse është kundërshtuar në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar. Adel Aziz, anëtar i partisë “ Ndryshimi” në parlamentin lokal të Kurdistanit Irakut ditën e premte ka thënë se Masud Barzani ka mashtruar banorët e rajonit të Kurdistanit. Adel Aziz thotë se Masud Barzani, referendumin e rajonit të Kurdistanit e ka organizuar vetëm për të qëndruar në pushtet dhe shoi se ky veprim do të çorodisë popullin kurd. Shuan Davudi anëtar i parlamentit të Irakut ka thënë se partitë kurde mes tyre partia Uniteti Kombëtar janë humbësit kryesor të referendumit separatist dhe tha këto parti kanë humbur miqësinë e vendeve të rajonit. Suran Amer një tjetër anëtar kurd i parlamentit irakian ditën e enjte ka thënë se organizimi i referendumit separatist ishte veprim i gabuar, pasi ekziston një union i përbashkët ndërkombëtar kundër këtij veprimi. Banorët e rajonit të Kurdistanit janë tepër të shqetësuar nga pasojat negative të organizimit të referendumit separatist. Shumë kompani të huaja janë duke u larguar nga ky rajon. Kufijtë e Kurdistanit me vendet fqinje janë mbyllur me kërkesë të qeverisë së Bagdadit dhe shumë vende të botës kanë anuluar fluturimet e linjave të tyre në drejtim të këtij rajoni. Sekretari i përgjithshëm i OKB, vendet evropiane, Amerika dhe vendet e rajonit kanë dënuar veprimin e Masud Barzanit dhe organizimin e referendumit separatist që bie ndesh me kushtetutën e Irakut. Ata kanë refuzuar rezultatin e këtij referendumi dhe kanë theksuar ruajtjen e tërësisë territoriale të Irakut.

Tags