Anashkalimi i çështjes së Kodsit nga drejtuesit e namazit të xhamive Masxhidul’Heram dhe xhamisë së Profetit (s.a.v.s)
(last modified Sat, 09 Dec 2017 07:19:57 GMT )
Dhjetor 09, 2017 08:19 Europe/Tirane
  • Anashkalimi i çështjes së Kodsit nga drejtuesit e namazit të xhamive Masxhidul’Heram dhe xhamisë së Profetit (s.a.v.s)

Sot kur shpallja e Kodsit si kryeqytet i regjimit sionist nga ana e presidentit amerikan Donald Trump është kthyer në çështjen më të rëndësishme botërore, drejtuesit e namazit të xhumasë në xhamitë Masxhidul’Heram dhe xhamisë së hazretit Muhamed (s.a.v.s) në Arabinë Saudite e kanë anashkaluar këtë çështje.

Donald Trump, president i Amerikës me gjithë kundërshtimet rajonale dhe botërore, Kodsin e shpalli kryeqytet të regjimit sionist dhe kjo ngjalli reagime të mëdha të botës dhe vendeve islamike. Mirëpo sipas një njoftimi të agjencisë Tunes Alan, sheik Abdullah Baixhan drejtues i namazit të xhumasë në xhaminë e Profetit (s.a.v.s) në Medina çështjen e palestinezëve dhe Kodsit e ka shqyrtuar dhe analizuar si diçka të zakonshme. Ndërsa Mahed bin Hamd Majgeli, drejtues i namazit të xhumasë në xhaminë Masxhidul’Heram, ka trajtuar çështje të ndryshme si mbështetja për mbretin dhe shprehja e besnikërisë ndaj tij, por nuk ka përmendur aspak çështjen e Kodsit. Heshtja e drejtuesve të namazit të xhumasë në Arabinë Saudite ndaj veprimit që ndërmori presidenti amerikan Donald Trump, i cili njohu zyrtarisht Kodsin si kryeqytet të regjimit sionist, ka ngjallur reagimin e popujve të ndryshëm të vendeve islame të cilët kanë dënuar këtë veprim.

Tags