Dijetarët sunitë të Irakut vlerësojnë rolin e autoriteteve fetare dhe të Iranit në thyerjen e ISIS
(last modified Sat, 16 Dec 2017 10:30:50 GMT )
Dhjetor 16, 2017 11:30 Europe/Tirane
  • Dijetarët sunitë të Irakut vlerësojnë rolin e autoriteteve fetare dhe të Iranit në thyerjen e ISIS

Shejkh Khaled Al-Mola, kryetari i dijetarëve fetarë sunitë të Irakut ka vlerësuar rolin e rëndësishëm të dekretit fetar të Ajetulla Sistani, autoriteti i lartë shiit i Irakut, si dhe mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit ndaj Irakut në luftën kundër grupit terrorist ISIS.

Pas sulmit të grupit terrorist ISIS në Irak dhe pushtimit të qytetit Mosul në vitin 2014, Ajetullah Sistani lëshoi një dekret fetar me të cilin kërkoi nga qytetarët irakianë që të ndihmojnë forcat e armatosura të Irakut në luftën kundër ISIS. Pikërisht ky fekret fetar u bë shkak për formimin e forcave vullnetare popullore "Hashd Sha'bi" në Irak. Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se kryetari i dijetarëve sunitë të Irakut të premten pasdite në një ceremoni të zhvilluar në Bagdad, vuri në dukje bashkimin e qytetarëve të Irakut në luftën kundër terrorizmit dhe tha: "Ruajtja e fitoreve të arritura në luftën kundër ISIS, është më e vështirë se sa arritja e atyre fitoreve". Shejkh Khaled Al-Mola duke cituar urdhëresat e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit i cili ka thënë se "lufta në Irak dhe Siri nuk ishte luftë mes myslimanëve sunitë dhe shiitë, por ishte lufta e Islamit kundër arrogancës botërore", shtoi: "Lufta e vërtetë sot ishte mes Islamit dhe terroristëve të trajnuar dhe mbështetur nga Izraelit me qëllim prishjen e imazhit të vërtetë të Islamit. Aktualisht popujt e Irakut dhe të Sirisë duhet të përgatiten për tu përballur me idetë radikale dhe ekstremiste".

Tags