Erdogan: Reputacioni i Amerikës pothuajse zero
(last modified Thu, 24 May 2018 19:03:04 GMT )
May 24, 2018 21:03 Europe/Tirane
  • Erdogan: Reputacioni i Amerikës pothuajse zero

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se njohja e Jeruzalemit nga Trump si kryeqyteti i Izraelit ka shkatërruar reputacionin e SHBA në mbarë botën, njoftoi sot agjensia e lajmeve Anadolu, duke cituar intervistën e Erdogan me kanalin televiziv turk  TRT World.

"Amerika e ka reduktuar pothuajse në zero reputacionin e saj. Amerika dhe Izraeli e kanë marrë vendimin për të lëvizur ambasadën amerikane në Jeruzalem dhe për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, por për ne ky vendim nuk ka vlerë. Kjo na tregon se këto veprime nuk miratohen sipas logjikës 'kam para, kam pushtet dhe unë mund t'i frikësoj të gjithë duke përdorur ato'. Ju nuk mund ta bëni këtë dhe askush nuk ju merr seriozisht, "tha Presidenti Erdogan në një intervistë me TRT World. "Kryeqyteti i Palestinës është Jeruzalemi, dhe të gjithë e dinë këtë. Nuk ka hezitim për këtë. E pranoni apo jo, nuk ka rëndësi, "tha presidenti turk.

 

Tags