Ushtria e Sirisë çliron pesë fshatra
(last modified Sun, 24 Jun 2018 13:27:04 GMT )
Qershor 24, 2018 15:27 Europe/Tirane
  • Ushtria e Sirisë çliron pesë fshatra

Forcat e ushtrisë së Sirisë kanë çliruar pesë fshatra në perëndim të provincës Suvejda dhe në verilindje të provincës Dara në jug të këtij vendi dhe në kufi të Sirisë me Jordaninë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ushtria e Sirisë të premten e kaluar operacionet e saj kundër terroristëve i ka filluar nga rajonet El-Bustan, baza e forcave kundërajrore Harran dhe Sama Al-Hunejdat në lindje të Daras në jug të Sirisë. Ushtria dhe forcat e armatosura të Sirisë gjatë luftimeve me grupin terrorist Tahrir Sham dhe grupet e varura me këtë grup, kanë marrë kontrollin mbi fshatrat Al-Alali, Barghashe dhe Al-Shahat në veriperëndim të Suvejdas. Gjatë luftimeve të ushtrisë së Sirisë me terroristët në veriperëndim të Suvejdas dhe në verilindje të Daras është çliruar edhe fshati Al-Madure. Forcat ushtarake të Sirisë në operacionin e fundit të tyre kanë çliruar dhe marrë nën kontroll edhe fshatin Al-Shumara në rrethinën e Suvejdas.

Tags