Shkatërrohet një rrjet terrorist me bazë në Sistan dhe Baluchistan të Iranit
(last modified 2024-10-03T05:09:00+00:00 )
Tetor 03, 2024 07:09 Europe/Tirane
  • Shkatërrohet një rrjet terrorist me bazë në Sistan dhe Baluchistan të Iranit

Një rrjet terrorist me bazë në Sistan dhe Baluchistan u shkatërrua nga agjencitë e inteligjencës dhe sigurisë së kësaj krahine.

Sipas IRNA, pas akteve terroriste të ditëve të fundit në Sistan dhe Baluchistan, të cilat u kryen nga elementë të grupit terrorist "Jaish al-Zolm" të lidhur dhe të mbështetur nga shërbimet e huaja të inteligjencës, dhe çuan në martirizimin e disa qytetarëve sunitëve baloç si dhe një numri të agjentëve të sigurisë.  Shërbimi i sigurisë dhe ai i informacionit të provincës i kanë dhënë një goditje të rëndë autorëve të këtyre incidenteve. Kryerja e këtyre operacione të mëdha, u bë shkak që ekipi kryesor i  planifikimit dhe zbatuesit e këtyre akteve terroriste të bien në rrjetën informative të Ushtarëve dhe Gardistëve Anonimë të Imam Zaman-it dhe rrjeti terrorist i vendosur në jug të Baluçestanit dhe Sistanit të zbulohet dhe të asgjësohet. Operacionet e kryera dje  çuan në një konflikt disa orësh mes rojeve të sigurisë dhe terroristëve të përmendur, dhe si pasojë, tre prej tyre janë vrarë dhe një numër i këtyre elementëve janë arrestuar. Si rezultat i këtij operacioni të fuqishëm, në celulën e terroristëve u zbuluan dhe sekuestruan armë dhe sasi të konsiderueshme të municionesh.

 

Tags