EBA ka komplotuar për të vrarë udhëheqësit e Ansarullahut të Jemenit
(last modified Tue, 26 Jun 2018 18:05:54 GMT )
Qershor 26, 2018 20:05 Europe/Tirane
  • EBA ka komplotuar për të vrarë udhëheqësit e Ansarullahut të Jemenit

Një komandant i militantëve të sponsorizuar nga Arabia Saudite i kapur rob në Jemen, pohoi se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë thurur komplote për vrasjen e figurave të larta të lëvizjes Ansarullah dhe të Kongresit Jemenas për Reformë, i njohur si el-Islah, në një përpjekje për të avancuar politikat e Emirateve në Jemen.

Ali al-Azani, në pohimet e transmetuara në rrjetin televiziv al-Masirah të Jemenit, tha se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ngritur celula të shumta terroriste në Jemenin e rrënuar nga konflikti, të cilat udhëhiqen nga një militant i quajtur Ammar Afash. "Unë isha fillimisht në një komitet të drejtuar nga Anuar al-Amiri në qytetin jugor të Adenit dhe më pas krijuam një aleancë me militantët e lartë, duke përfshirë Ajman Haxhar dhe Adnan al-Zukri, në Hudejda", theksoi al-Azani. Ai më tej vuri në dukje se al-Zukri ishte kreu i skuadrave të vrasjeve në Sana'a dhe në provincën jugperëndimore Taiz. "Ai ka rekrutuar një numër të madh njerëzish dhe i ka ngarkuar ata me vrasjen e liderëve të lëvizjeve të el-Islahut dhe Ansarullahut. Të gjithë këta vrasës duhet t'u binden urdhrave që lëshohen nga Afash", pohoi komandanti i mercenarëve sauditë. Associated Press raportoi javën e kaluar se oficerët e Emirateve kanë torturuar dhe abuzuar seksualisht qindra të burgosur në qendrat e tyre të burgimit në Jemen.

 

Tags