OKB zbulon skandalet rreth burgjeve sekrete të EBA në Jemen
(last modified Wed, 04 Jul 2018 10:57:17 GMT )
Korrik 04, 2018 12:57 Europe/Tirane
  • OKB zbulon skandalet rreth burgjeve sekrete të EBA në Jemen

OKB ka theksuar se Emiratet e Bashkuara Arabe në burgjet sekrete të tyre në Jemen ka kryer tortura dhe abuzime seksuale ndaj të burgosurve.

Faqja informative Al Ahd njoftoi se Elizabeth Trossel, zëdhënësja e UNHCR, ka deklaruar se ekzistojnë dokumente dhe dëshmi të cilat tregojnë se forcat ushtarake të Emirateve të Bashkuara Arabe po torturojnë dhe abuzojnë seksualisht të burgosurit jemenas duke ushtruar dhunë ekstreme ndaj tyre. Elizabeth Trossel theksoi se EBA po administron burgje sekrete në Jemen dhe pavarësisht negociatave të zhvilluara me EBA në lidhje me dhënien e lejes për tu takuara me të burgosurit jemenas, EBA deri më tani nuk kanë dhënë një leje të tillë. Zëdhënësja e UNHCR shtoi se UNHCR po vëzhgon gjendjen e burgjeve të cilat ndodhen nën kontrollin e EBA dhe po ndjek procedurën për të marrë masa në lidhje me këtë çështje. Së fundi janë publikuar dëshmi të cilat tregojnë se EBA në jug të Jemenit ka nën kontroll 18 burgje sekrete dhe nuk lejon asnjë institucion ndërkombëtar që të hyjë në këto burgje.

Tags