Ministri saudit i vakëfeve kritikohet për mbështetjen e tij për regjimin sionist
(last modified Wed, 22 Aug 2018 08:12:34 GMT )
Gusht 22, 2018 10:12 Europe/Tirane
  • Ministri saudit i vakëfeve kritikohet për mbështetjen e tij për regjimin sionist

Ministri i vakëfeve të Arabisë Saudite është kritikuar ashpër në hapësirën virtuale për shkak të mbështetjes së tij për regjimin sionist.

Abdul’tejf al-Sheik ministër i vakëfeve në Arabinë Saudite ka hedhur poshtë pretendimet për masat e regjimit sionist për të parandaluar pjesëmarrjen e myslimanëve palestinezë në ceremoninë e Haxhit dhe ka thënë: Izraelitët kurrë nuk kanë penguar myslimanët që të kryejnë ritin e tyre të haxhit. Kjo deklaratë e ministrit saudit është kritikuar ashpër në rrjetet sociale kryesisht në Twitter po ka pasur edhe nga ata persona të varur nga regjimi sionist që kanë mbështetur deklaratën e tij. ministri Al-Sheik ka akuzuar disa vende si Katarin për pengesat e krijuara ndaj myslimanëve në kryerjen e ritit të haxhit dhe ka thënë: Ky është një gabim tepër i madh dhe personat përgjegjës do të  ndëshkohen nga Zoti. Mirëpo qeveria e Katarit nga ana e saj akuzon qeverinë e Arabisë Saudite se krijon pengesa për të mos lejuar që myslimanët katariotë të kryejnë ritin e haxhit.

Tags