Vazhdon kthimi i refugjatëve sirianë nga Libani
(last modified Thu, 25 Oct 2018 12:47:10 GMT )
Tetor 25, 2018 14:47 Europe/Tirane
  • Vazhdon kthimi i refugjatëve sirianë nga Libani

Refugjatët sirianë grupe-grupe vazhdojnë të kthehen nga Libani në vendbanimet e tyre në Siri.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se sot (të enjten) 250 familje siriane janë kthyer nga Libani nëpërmjet korridorit kufitar “Al-Dabusija” dhe kanë hyrë në Siri.

Ndërkohë të mërkurën rreth 100 familje siriane janë larguar nga rajonet e pushtuara nga terroristët në provincën Idlib dhe janë strehuar në rajonet e tjera që kontrollohen nga ushtria e Sirisë. Këto familje refugjatësh më pas janë dërguar në vendbanimet e tyre në fshatrat e provincave Alepo dhe Hamah.

Me çlirimin e rajoneve të ndryshme të Sirisë nga pushtimi i terroristëve dhe vendosjen e kontrollin të ushtrisë siriane në këto rajone, refugjatë sirianë kanë filluar të kthehen në vendbanimet e tyre dhe të rifillojnë jetën nga e para.

 

Tags