Koalicioni amerikan bombardon xhaminë në qytetin Haxhin të Sirisë
Koalicioni i ashtuquajtur kundër ISIS i drejtuar nga Amerika ka bombarduar një xhami në qytetin Haxhin në provincën Dejrul-Zur në lindje të Sirisë.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se ushtria e Amerikës pretendoi se bombardimi dhe shkatërrimi i xhamisë në qytetin Haxhin, është bërë me qëllim të luftës kundër grupit terrorist ISIS.
Avionët luftarakë të koalicionit amerikan të premten në mbrëmje më 7 dhjetor kanë bombarduar edhe një spital në qytetin Haxhin.
Avionët luftarak të koalicionit amerikan gjatë javëve të fundit disa herë kanë bombarduar vendbanime civile në rajonet e ndryshme të provincës Dejrul-Zur duke përfshirë edhe qytetin Haxhin.
Koalicioni amerikan në disa prej këtyre sulmeve ka përdorur bomba të ndaluar me përmbajtje fosforike.