Mishel Aun: Do t’i përgjigjemi në mënyrë të prerë çfarëdo përpjekje që synon krijimin e pasigurisë
(last modified Tue, 04 Jun 2019 18:56:15 GMT )
Qershor 04, 2019 20:56 Europe/Tirane
  • Mishel Aun: Do t’i përgjigjemi në mënyrë të prerë çfarëdo përpjekje që synon krijimin e pasigurisë

Presidenti i Libanit në reagim ndaj sulmit terrorist të kryer në qytetin Tripoli të Libanit, deklaroi se çfarëdo veprimi që kërcënon sigurinë në këtë vend, do të përballet me përgjigje të prerë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mishel Aun, presidenti i Libanit, duke theksuar se ajo çfarë ndodhi në qytetin Trpoli, nuk do të ushtrojë ndikim mbi stabilitetin e këtij vendi dhe kërkoi bashkëpunimin e autoriteteve të sigurisë për t’u përballur me ngjarje të tilla. Mishel Aun gjithashtu paralajmëroi në lidhje me publikimin e spekulimeve dhe krijimin e frikës dhe shqetësimit, ndërsa shtoi: “Ushtria dhe forcat e sigurisë janë në gjendje të gatishmërisë për të garantuar dhe ruajtur sigurinë dhe jetën e qytetarëve në të gjitha territorin e Libanit”. Një sulm terrorist i kryer të hënën në mbrëmje në qytetin Tripoli në veri të Libanit, ka shkaktuar vrasjen e 4 pjesëtarëve të forcave të sigurisë. Autori i këtij sulmi pasi ishte rrethuar nga forcat sigurisë, ka shpërthyer lëndët eksplozive.

Tags