Golan: Siria paralajmëron Izraelin dhe SHBA-të
(last modified Mon, 08 Jul 2019 19:09:59 GMT )
Korrik 08, 2019 21:09 Europe/Tirane
  • Golan: Siria paralajmëron Izraelin dhe SHBA-të

Ambasadori sirian në selinë e OKB-së në Gjenevë riafirmoi se e drejta e Sirisë për të rimarrë të gjithë Golanin e pushtuar ishte një e drejtë e patjetërsueshme dhe e padiskutueshme.

Hussam Eddine Ala, përsëriti se e drejta e Sirisë për të rimarrë të gjithë Golanin e okupuar në vijën e 4 qershorit 1967 ishte një e drejtë e patjetërsueshme dhe gjithashtu denoncoi të gjitha masat e marra nga autoritetet okupuese izraelite. Diplomati sirian tha se Damasku dënon me forcë Uashingtonin për njohjen e sovranitetit izraelit ndaj Golanit sirian të okupuar dhe gjithashtu denoncon të gjitha përpjekjet e administratës Trump për të shmangur detyrimet e përcaktuara në rezolutën 497 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. "Kjo sjellje zbulon qëndrimin arbitrar të Shteteve të Bashkuara, të cilat, me njëanshmërinë e tyre të hapur, i lejojnë Izraelit të shmangë çdo hetim për rastet e shumta të shkeljes së ligjeve ndërkombëtare duke e inkurajuar atë të kryejë më shumë krime lufte. "

 

Tags