Ndihma humanitare për sirianët në kufirin me Jordaninë
(last modified Sat, 07 Sep 2019 05:36:35 GMT )
Shtator 07, 2019 07:36 Europe/Tirane
  • Ndihma humanitare për sirianët në kufirin me Jordaninë

OKB njoftoi futjen e ndihmave humanitare në kampin Rebakan që ndodhet në kufirin mes Jordanisë dhe Sirisë.

Hedin Halldorsson, zëdhënësi i OKB njoftoi se kjo organizatë arriti të dërgojë ndihmat e mbledhura në muajin shkurt për banorët e kampit Rebakan. Sipas saj OKB në koordinim me qeverinë siriane dhe gjysmë hënën e kuqe të këtij vendi brenda 5 ditëve të ardhshme do të nisë shpërndarjen e  ndihmave humanitare për 15 mijë sirianë që ndodhen në kampin Rabekan. Halldorsson vuri në dukje se situata në kampion Rabekan është katastrofike dhe sigurimi i lëndëve ushqimore për banorët e këtij kampi është prioritet i OKB. Kampi Rebakan ndodhet pranë bazës ushtarake Tanef në jug të Sirisë që mbahet i pushtuar nga forcat amerikane. Forcat amerikane dhe grupet terroriste deri tani kanë penguar dërgimin e ndihmave humanitare nga qeveria e Sirisë për kampin Rebakan dhe për largimin e personave të bllokuar në këtë kamp. Herve Verhossel, zëdhënës i Programit Botëror të Ushqimit të OKB ka deklaruar se të shpërngulurit sirianë në kampin Rebakan ndodhen në kushte tepër të rënda dhe katastrofike.

Tags