Abdulmalek Al-Huthi: Jemeni e mbështet Iranin përball presioneve
(last modified Wed, 11 Sep 2019 11:55:18 GMT )
Shtator 11, 2019 13:55 Europe/Tirane
  • Abdulmalek Al-Huthi: Jemeni e mbështet Iranin përball presioneve

Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Ansarullah të Jemenit në fjalën e tij me rastin e ditës së Ashurasë ka theksuar në rezistencën e popullit të Jemenit deri në fitore përball agresioneve ndaj Jemenit dhe deklaroi se Jemeni mbështet Republikës Islamike të Iranit përball presioneve.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Abdulmalek Badrudin Al-Huthi, sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, të martën para një turme me mijëra qytetarë të Jemenit në Sana, deklaroi: "Lufta e Jemenit në të cilën deri më tani janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra mijëra njerëz dhe me miliona të tjerë janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre, ka treguar se   padrejtësia dhe dhuna që po ushtrohet ndaj popullit të këtij vendi dhe skena e Jemenit sot është "Qerbelaja Bashkohore"".  

Badrudin Al-Huthi duke thënë se populli i Jemenit deklaron solidaritetin e vet me popujt e tjerë islam në Irani, Liban, Siri dhe Bahrejn, shtoi: "Populli dhe rezistenca e Jemenit gjithashtu nuk heq dorë nga pavarësia e vet dhe as nga qëndrimet e veta në armiqësi me Izraelin dhe qëndrimit përkrah popullit të Palestinë dhe në përballje me Amerikën dhe me politikat kolonialiste të arrogancës botërore".

Lideri i lëvizjes Ansarullah duke dënuar përpjekjet e disa shteteve arabe për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist, këtë veprim e ka quajtur tradhti të madhe dhe ka theksuar se lëvizja Ansarullah e Jemenit ndërton marrëdhëniet e veta me vendet arabe në bazë të vëllazërisë islame.

Abdulmalek Bedrudun Al-Huthi betejën e fushës së Qerbelasë e ka quajtur luftë mes të vërtetës dhe të pavërtetës, mes drejtës dhe padrejtësisë dhe mes lirisë dhe robërisë, ndërsa ka thënë: "Çështja e së djeshmes është pikërisht çështja e sotshme dhe problemi vazhdon të qëndrojë ndërsa edhe alternativat përpara janë po ato të njëjta dhe natyrisht se do të pasohen me të njëjtat rezultate.

 

Tags