Kryeministri i Irakut dënon sulmin terrorist amerikan në martirizimin e gjeneral Kasem Solejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis
(last modified Fri, 03 Jan 2020 12:52:04 GMT )
Janar 03, 2020 13:52 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Irakut dënon sulmin terrorist amerikan në martirizimin e gjeneral Kasem Solejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis

Adel Abdulmahdi, kryeministri i Irakut deklaroi: “General Kasem Solejmani, komandanti i forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit dhe Abu Mahdi Al-Muhendis, zv/shefi i forcave vullnetare popullore Hashd Sha’bi të Irakut, kanë qenë dy simbole të mëdha të luftës kundër terroristëve të ISIS në Irak”.

Kryeministri i Irakut gjithashtu theksoi se ky sulm terrorist i Amerikës është agresion kundër sovranitetit kombëtar të Irakut dhe ka kërkuar mbledhjen e jashtëzakonshme të Parlamentit të Irakut.  

Ghejs Al-Khaz’ali, sekretari i përgjithshëm i lëvizjes “Asaib Ahle Al-Hak” të Irakut gjithashtu me anë të një mesazhi, ka deklaruar: “Gjeneral Kasem Solejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis janë martirizuar dhe rezultati përfundimtar dhe i sigurt për Amerikën dhe Izraelin do të jetë humbja. Çmimi i gjakut të martir Abu Mahdi Al-Muhendis është shkatërrimi i pranisë ushtarake të Amerikës në Irak ndërsa çmimi i gjakut të martirë Kasem Solejmani është shkatërrimi i regjimit sionist”.

Sejed Abar Al-Hakim, lideri i subjektit politik “Urtësia Kombëtare” e Irakut, me anë të një mesazhi ka thënë: “Abu Mahdi Al-Muhendis, zv/shefi i forcave vullnetare Hashd Sha’bi të Irakut dhe gjeneral Kasem Sulejmani pjesën më të madhe të jetës së tyre ia kanë kushtuar luftës dhe sakrificës në rrugën e Islamit dhe në betejat e frontit të luftës kundër terrorizmit dhe ata kishin rol bosht dhe kyç në fitoren kundër grupit terrorist ISIS”.

Akram Al-Ka’bi, sekretari i përgjithshëm i lëvizjes “Al-Nexheba” të Irakut, gjithashtu ka dënuar sulmin terrorist  amerikan në martirizimin e gjeneral Kasem Sulejmani dhe të Abu Mahdi Al-Muhendis, është çmenduria dhe marrëzia më e madhe e Amerikës dhe ka theksuar se kjo çmenduri do të rezultojë me pendimin e madh të amerikanëve”.

 

Tags