Turki al-Faisal: Të paktën 20 princa sauditë janë infektuar me koronavirus
(last modified Thu, 30 Apr 2020 19:27:27 GMT )
Prill 30, 2020 21:27 Europe/Tirane
  • Turki al-Faisal: Të paktën 20 princa sauditë janë infektuar me koronavirus

Ish-kreu i shërbimit të inteligjencës saudite ka njoftuar se të paktën 20 princa sauditë janë infektuar me koronavirus.

Gazeta Al-Sharq Al-Awsat me qendër në Londër raportoi se Turki al-Faisal, një ish-kryetar i inteligjencës saudite, i referohej numrit të personave të infektuar me koronavirus në familjen mbretërore Saudite. Ai tha se të paktën 20 princa sauditë ishin infektuar me Covid 19. Arabia Saudite, ashtu si vendet e tjera arabe, po përballet me pandeminë e koronavirusit dhe deri më tani në këtë vend 21402 njerëz janë infektuar me Covid 19, dhe si rezultat 157 kanë vdekur.

 

Tags