Djali i klerikut të arrestuar saudit: Në burgun e Riadit, gjendja është tepër shqetësuese
(last modified Sat, 20 Jun 2020 15:11:49 GMT )
Qershor 20, 2020 17:11 Europe/Tirane
  • Djali i klerikut të arrestuar saudit: Në burgun e Riadit, gjendja është tepër shqetësuese

Djali i një kleriku të saudit të arrestuar ka paralajmëruar për kushtet çnjerëzore në burgun Al-Hajer në Riad dhe për sjelljet e egra ndaj të burgosurve.

Faqja informative “Al-Arabij Al-Xhedid” njoftoi se Abdullah Al-Aude, djali i Selman Al-Aude, klerikut të arrestuar që po mbahet në burgun Al-Hajer të Riadit, ka deklaruar se të arrestuarit dhe të burgosurit politikë që po mbahen në këtë burg, po trajtohen në mënyrë çnjerëzore.

Ai ka shtuar: “Gjendja në burgun Al-Hajer të Riadit është tepër shqetësuese dhe unë që nga një muaj më parë nuk kam mundur të kontaktoj me babanë tim. Përveç të gjitha këtyre, personat e burgosur që po mbahen në këtë burg po trajtohen në mënyrë çnjerëzore duke përdorur dhunë dhe duke krijuar frikë dhe tmerr, ndërkohë që ata persona të burgosur po kërkojnë vetëm krijimin e reformave në Arabinë Saudite”.

Abdullah Al-Aude i cili aktualisht po jeton në Amerikë, ka deklaruar se babanë e tij duke marrë parasysh se është në moshën e pleqërisë, ata e kanë futur në qeli dhe po e mbajnë në kushte çnjerëzore dhe e kanë keqtrajtuar në mënyrë barbare edhe gjatë mbajtjes nën arrest.

 

Tags