Shtator 29, 2020 20:17 Europe/Tirane
  • Amnesty International reagon ndaj shtypjes së dhunshme të jelekëve të verdhë francezë

Amnesty International dënoi shtypjen e dhunshme dhe brutale të protestuesve të ashtuquajtur "jelek të verdhë" kundër politikave të qeverisë franceze.

 Amnesty International në një deklaratë të Martën tha se kishte dënuar shtypjen e dhunshme të lëvizjes së Jelek Verdhëve dhe protestat e tjera në Francë, duke thënë se autoritetet kishin keqpërdorur ligjin për të vendosur arrestime arbitrare. Amnesty International ka akuzuar autoritetet franceze për keqpërdorimin e ligjit për të gjobitur, ndaluar dhe ndjekur penalisht individë jo të dhunshëm. Sipas organit ndërkombëtar, demonstruesit dhe protestuesit francezë anti-racistë janë akuzuar për vepra të paqarta penale. Ata janë akuzuar për pjesëmarrje në grupe trazirash. Franca çdo të Shtunë ka qenë dëshmitare e protestave masive kundër politikave të qeverisë që nga Nëntori 2018. Protestuesit që e quajnë veten "Jelekët e Verdhë" kanë fajësuar politikat e presidentit francez Emmanuel Macron për rritjen e presionit ndaj qytetarëve francezë dhe kanë  bërë thirrje për largimit të tij.   

Tags