Kompania Moderna: Vaksina kundër COVID-19 ofron mbrojtje mbi 95%
(last modified Mon, 16 Nov 2020 15:53:18 GMT )
Nëntor 16, 2020 16:53 Europe/Tirane
  • Kompania Moderna: Vaksina kundër COVID-19 ofron mbrojtje mbi 95%

Në harkun e një jave Amerika ka siguruar një tjetër vaksinë që është zbuluar se shëron të sëmurët me Covidin-19 në 95 për qind të rasteve. Vaksina e kompanisë “Moderna” është më e menaxhueshme, ndërkaq, pasi ruhet në temperatura standarde frigoriferike.

Një vaksinë e re amerikane premton mbrojtjen më efikase kundër sëmundjes së Covid-19.

Kompania farmaceutike “Moderna” me seli në SHBA njoftoi se me përfundimin e fazës së fundit të testimit, vaksina e tyre rezulton 94,5 për qind efektive ndaj virusit të ri korona.

Testet e zhvilluara me 95 nga 30 mijë pacientë vullnetarë treguan se efektet anësore janë minimale dhe zgjatin për një kohë të shkurtër, me përjashtim të dhimbjeve trupore dhe një lodhje e përgjithshme fizike që u raportua nga disa pacientë pas marrjes së dozës së dytë.

Ajo që inkurajoi zbuluesit e vaksinës, ndërkohë, është efikasiteti tejet i lartë i vaksinës te moshat e vjetra, ata më në rrezik dhe te personat e sëmurë rëndë me virozën vdekjeprurëse.

Është ende herët për të përcaktuar kohëzgjatjen e imunitetit ndaj virusit, por kompania do të kërkojë autorizim për përdorimin me urgjencë të vaksinës brenda disa javëve.

Tags