Në kujtim të eksperiencave të bukura njerëzore, njeriu nën rrethimin e teknologjisë
(last modified Mon, 07 Oct 2024 18:44:10 GMT )
Tetor 07, 2024 20:44 Europe/Tirane
  • Në kujtim të eksperiencave të bukura njerëzore, njeriu nën rrethimin e teknologjisë
    Në kujtim të eksperiencave të bukura njerëzore, njeriu nën rrethimin e teknologjisë

ParsToday- Teknologjia që na shërbente dikur, sot duket se na ka bërë neve të jemi në shërbim të saj.

Në vrapim e zhurmën e botës moderne, ne e gjejmë veten të rrethuar nga teknologjitë që dikur jetonin në ëndrrat tona. Nga pajisjet inteligjente e deri te rrjetet sociale, çdo pajisje e re që del në treg premton një jetë më të mirë, më të shpejtë dhe më të lehtë. Por a na çon i gjithë ky përparim teknologjik drejt një të ardhmeje më të ndritur, apo na mungon diçka e vlefshme gjatë rrugës? Në këtë artikull nga ParsToday, po hedhim një vështrim të shkurtër mbi këtë çështjeje:

Ndoshta në një vështrim sipërfaqësor, ne mendojmë se teknologjia është mjeti i vetëm për përparimin njerëzor dhe mund të konsiderohet si një urë midis njeriut dhe mundësive të pafundme. Por pas këtyre paraqitjeve magjepsëse, ekziston edhe një hendek i madh midis nesh dhe virtyteve njerëzore; një hendek që po thellohet çdo ditë e më shumë. Një hendek ku emocionet, kreativiteti dhe mendimi i thellë i kanë lënë vendin ndërveprimeve sipërfaqësore dhe të shpejta.

Teknologjia që na shërbente dikur, sot duket se na ka bërë vetë neve të jemi në shërbim të saj. Na ka bllokuar në një zinxhir të pafund njoftimesh, mesazhesh dhe përditësimesh pa ndërprerje. Në këtë epokë, koha nuk shihet më si një burim i çmuar, por diçka që duhet mbushur çdo moment, edhe nëse kjo nënkupton humbjen e paqes dhe mendimit të thellë.

Nga ana tjetër, varësia jonë nga teknologjia ka ndikuar edhe në identitetin tonë njerëzor. Komunikimi njerëzor, i cili dikur kishte kuptim përmes ndërveprimeve ballë për ballë, tani është reduktuar në mesazhe të shkurtra me tekst dhe figura simbolike. Jetojmë në një botë ku emocionet reale dhe të thella shprehen në mënyrën më sipërfaqësore të mundshme, por të gjitha bëhen në emër të shpejtësisë dhe efikasitetit.

Ndoshta ajo që ne e njohim si "përparim" mund të jetë një devijim nga rruga origjinale e njerëzimit. Të qenit njeri është përcaktuar gjithmonë nga reflektimi, kreativiteti dhe ndërveprimi kuptimplotë me botën dhe të tjerët. Por në një botë ku teknologjia dominon çdo moment të jetës sonë, a mund ta ruajmë akoma atë kuptimin origjinal të të qenit njeri?

Në epokën dixhitale, ne kërkojmë përparim, por ndoshta duhet të ndalemi për një moment dhe të pyesim: a na bën ky përparim njerëz më të mirë? Apo e shkatërron në këtë mënyrë thelbin e vërtetë të virtyteve tona njerëzore?

 

Tags