Ilaçi i ri iranian kundër kancerit: Rritje e jetëgjatësisë, pa rënie flokësh dhe pa humbje peshe
(last modified Thu, 17 Oct 2024 10:21:45 GMT )
Tetor 17, 2024 12:21 Europe/Tirane
  • Ilaçi i ri iranian kundër kancerit: Rritje e jetëgjatësisë, pa rënie flokësh dhe pa humbje peshe

Pars Today- Një kompani shkencore iraniane arriti një gjeneratë të re të barnave që përdoren për trajtimin e kancerit, barna që rrisin jetën e pacientëve me kancer.

“Ali Aghajani”, menaxher i zhvillimit të biznesit të një kompanie shkencore iraniane, tha se këtë vit kjo kompani arriti një gjeneratë shumë të re të barnave me antitrupa, që ishte monopol i një kompanie angleze. Sipas Pars Today, kjo kompani shkencore iraniane ka arritur prodhimin e barnave kundër kancerit me teknologjinë Conjugates Drug Antibody. Kjo teknologji e dërgon ilaçin në indin kancerogjen në mënyrë të specifikuar dhe në formën e një ilaçi të vetëm i siguron mjekut një kombinim të imunoterapisë dhe kimioterapisë. Aghajani shtoi: Ky ilaç quhet “Tedrox” dhe përdoret për kancerin e gjirit dhe disa kancer gastrointestinale. Ky ilaç mund të rrisë disa herë jetëgjatësinë e pacientëve me kancer dhe për shkak se trajtimi është i specifikuar, një dozë e vogël injektohet në trup  dhe kjo bën që të mos kemi efektet anësore të zakonshme të barnave kundër kancerit si rënia e flokëve ose humbja e peshës dhe në fund vihet re efektivitet më i lartë. Ai deklaroi se ky ilaç mund të parandalojë ndjeshëm rikthimin e kancerit dhe tha: Aktualisht jemi në fazën e prodhimit masiv të këtij medikamenti dhe çmimi i tij është më pak se 10% e çmimit të markës së tij të huaj. Çmimi  po këtij ilaçi por i huaj është 3000 dollarë ndërsa kjo kompani e ofron 200 dollarë.

 

Tags