Vaksina efikase te të moshuarit
(last modified Thu, 19 Nov 2020 18:54:15 GMT )
Nëntor 19, 2020 19:54 Europe/Tirane
  • Vaksina efikase te të moshuarit

Vaksina kundër koronavirusit e zhvilluar nga bashkimi i firmave Pfizer dhe BioNTech rezulton 94% efikase për personat mbi 65 vjeç.

Të dhënat e tjera të publikuara për fazën e tretë të provave klinike, tregon se vaksina funksionin në mënyrë të njëtrajtshme për të gjitha moshat, racat dhe etnitë. Dy firmat thanë tani se do të aplikojnë për autorizim emergjent në Shtetet e Bashkuara. Gjetjet e fazës së tretë janë bazuar pas testimit të mbi 41 mijë vetëve në mbarë botën. Javën e kaluar, Pfizer dhe BioNTech publikuan të dhënat paraprake të vaksinës që rezultoi mbi 90% efikase kundër Covid-19 dhe nuk paraqet shqetësime sigurie. Kjo u pasua nga lajmi për vaksinën e firmës tjetër amerikane Moderna, që sipas të dhënave rezulton se është 95% efikase. Shkencëtarët thonë se lajmet e fundit për efikasitetin e vaksinave janë tepër inkurajuese dhe sigurojnë një zgjidhje të qëndrueshme.“Të kalosh nga identifikimi i virusit tek prodhimi i disa vaksinave, tregon se shkenca ka hedhur një hap madhor para,” tha Prof Trudie Lang nga Universiteti i Oxfordit. Lajme pozitive erdhën edhe për vaksinën e firmës kineze SinoVac, por zyrtarë të saj nuk thanë sa për qind është ajo efikase. Ata u mjaftuan vetëm me një deklaratë që thekson mbrojtje të plotë dhe siguri të vaksinës.

 

Tags