Bashkimi Evropian: Atentati kundër dëshmor Fakhrizade, veprim kriminal
(last modified Sat, 28 Nov 2020 13:20:01 GMT )
Nëntor 28, 2020 14:20 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian: Atentati kundër dëshmor Fakhrizade, veprim kriminal

Zëdhënësi i shefit të diplomacisë evropiane ditën e shtunë ka lëshuar një deklarate në të cilën ka dënuar atentatit terrorist kundër dëshmor Dr. Mohsen Fakhrizade, shkencëtarit të dalluar të energjisë atomike dhe industrisë së mbrojtjes së Iranit dhe këtë atentat e ka quajtur veprim kriminal.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se një ditë pas martirizimit të shkencëtarit të dalluar të energjisë atomike të Iranit, zyra informative shefit të diplomacisë evropiane me anë të një deklarate, ka shkruar: “Më 27 nëntor 2020, në rajonin Absard të Teheranit, gjatë një sulmi të armatosur është vrarë një funksionar zyrtar i Qeverisë së Iranit dhe disa civilë të tjerë”.

Në këtë deklaratë thuhet: “Ky veprim është një veprim kriminal dhe në kundërshtim me parimet e respektimit të të drejtave të njeriut të Bashkimit Evropian. Përfaqësuesi i lartë i BE shpreh ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe u dëshiron përmirëson personave të plagosurve. Në këtë periudhë me plotë mjegull, më shumë se në çdo kohë tjetër, është e nevojshme që të gjitha palët të ruajnë gjakftohtësinë dhe të vetëpërmbahen që të mos ashpërsohet situata, gjë që nuk është në favor të askujt”.

Vlen të theksohet se në atentatin terrorist të kryer ditën e premte ndaj makinës që transportonte Mohsen Fakhrizade, shkencëtarit iranian të energjisë atomike në periferi të Teheranit, është martirizuar shkencëtari iranian Mohsen Fakhrizade i cili për veprimtarisë së tij në industrinë energjisë atomike dhe në industrinë e mbrojtjes, ishte një prej drejtuesve të projektit për prodhimin e vaksinës kundër virusit Korona.

 

Tags