Borrell: Vrasja kriminale e shkencëtarit iranian nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve
(last modified Tue, 01 Dec 2020 18:55:29 GMT )
Dhjetor 01, 2020 19:55 Europe/Tirane
  • Borrell: Vrasja kriminale e shkencëtarit iranian nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve

Përfaqësuesi i Lartë i BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha se vrasja kriminale e fizikantit iranian Mohsen Fakhrizadeh nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit.

"Ky (atentat) ishte një veprim kriminal ... Më vjen keq ta them por kjo nuk është mënyra se si ju po zgjidhni problemet," tha të martën Borrell në një debat në internet me paraardhësit e tij, Federica Mogherini dhe Javier Solana, i quajtur "BE në një botë që po ndryshon”. Pa ju referuar drejtpërdrejt autorëve të vrasjes së shkencëtarit bërthamor iranian, Borrell tha se ka njerëz që nuk duan marrëveshjen historike bërthamore me Iranin. Ai, megjithatë, theksoi se vendet anëtare të BE kanë "punuar gjatë këtyre viteve për të mbajtur të gjallë marrëveshjen pavarësisht nga tërheqja amerikane". Borrell shprehu shpresën se Bashkimi Evropian do të jetë në gjendje të bindë Shtetet e Bashkuara të kthehen në marrëveshjen bërthamore me Iranin.

 

Tags