Ministrja e parë e Skocisë deklaron gatishmërinë për kthim në Evropë
(last modified Fri, 01 Jan 2021 13:12:37 GMT )
Janar 01, 2021 14:12 Europe/Tirane
  • Ministrja e parë e Skocisë deklaron gatishmërinë për kthim në Evropë

Ministrja e parë e Skocisë disa minuta pas daljes zyrtare të Britanisë nga Bashkimi Evropian, në llogarinë e saj në Twitter ka shkruar se së shpejti do të kthehem.

Kanali televiziv BBC njoftoi se Nicola Sturgeon, ministrja e parë e Skocisë, duke iu drejtuar Bashkimit Evropian, ka shkruar: “Skocia kthehet shpejtë, Evropë! Mbaji dritat ndezur!”.

Vlen të theksohet se në referendumin e Brexit në vitin 2018, 62% e qytetarëve të Skocisë kanë votuar për mbetjen në Bashkimin Evropian.

1 janari i vitit 2021 ka sjellë që Britania më në fund ta ndërpresë partneritetin e saj të trazuar gjysmëshekullor me kontinentin europian. Mbështetësit e  Brexit-it e shohin këtë si agimin e një “Britanie globale”, por analistë të ndryshëm shkruajnë se Brexi-ti ka dobësuar fijet që lidhin Anglinë, Uellsin, Skocinë dhe Irlandën e Veriut në një ekonomi prej 3 trilionë dollarësh.

1 janari i vitit 2021 ka sjellë që Britania më në fund ta ndërpresë partneritetin e saj të trazuar gjysmëshekullor me kontinentin europian. Ajo la pak ditë më parë tregun e përbashkët të BE-së dhe bashkimin doganor, duke kërkuar që të ec në rrugën e saj. Në Eurotunelin që lidh kontinetin me vendin ishullor, zyrtarët francezë filluan zbatimin e formaliteteve të reja në mesnatë, duke filluar me një kamion që vinte nga Rumania dhe transportonte postën dhe sende të tjera.

Tags