Putin: Përdorimi i sanksioneve të paligjshme është lojë e rrezikshme
(last modified Thu, 28 Jan 2021 15:10:45 GMT )
Janar 28, 2021 16:10 Europe/Tirane
  • Putin: Përdorimi i sanksioneve të paligjshme është lojë e rrezikshme

Presidenti i Rusisë ka deklaruar se përdorimi i sanksioneve të paligjshme është një lojë shumë e rrezikshme.

Agjencia e lajmeve TAS njoftoi se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë në samitin e Davos-it, ka deklaruar: “Vendosja dhe zbatimi i sanksioneve të paligjshme, pengesave ekonomike, kufizimeve financiare dhe inteligjente është lojë e rrezikshme që mund të shtojë rrezikun e përdorimit të kapacitetit ushtarak të njëanshëm dhe shtimin e qendrave të tensioneve në botë. Tani ka përfunduar periudha e përpjekjeve për të krijuar një sistem global të përqendruar dhe me vetëm një pol”.

Vladimir Putin gjithashtu vuri në dukje shtimin e deklaratave sulmuese të disa shteteve në fushën e politikës së jashtme dhe paralajmëroi se kjo çështjeje është kërcënim i hapur për njerëzimin gjatë dekadave të ardhshme dhe do të shtojë edhe më shumë problemet ndërkombëtare.

Presidenti i Rusisë gjithashtu ka thënë: “Përhapja e virusit Korona i ka përshpejtuar problemet ekzistuese dhe ka zgjeruar rrezikun e përballjes”.

Deklaratat e presidentit të Rusisë paraqiten në rrethanat kur pavarësisht suksesit të Rusisë në prodhimin e vaksinës Korona, mediat perëndimore kanë marrë qëndrim kundër Moskës në lidhje me këtë çështjeje.

Tags