Maas: Marrëdhëniet NATO-Rusi, çelësi i suksesit është në Moskë
(last modified Tue, 01 Jun 2021 13:46:04 GMT )
Qershor 01, 2021 15:46 Europe/Tirane
  • Maas: Marrëdhëniet NATO-Rusi, çelësi i suksesit është në Moskë

Ministri i Jashtëm gjerman Haiko Maas këtë të martë ka deklaruar se NATO është e gatshme të hyjë në një dialog me Rusinë, por topi është në fushën e Moskës.

Maas në fjalën e tij ka theksuar se mesazhi i vendeve perëndimore mbetet i qartë, dhe është Rusia që do të vendosë.

“Mesazhi ynë mbetet i qartë: Ne jemi gati për dialog dhe kemi bërë propozime, por çelësi për marrëdhënie më të mira është qartë në Moskë,” ka thënë diplomati gjerman.

Ndërkohë kujtojmë se NATO vazhdimisht ka propozuar rinisjen e takimeve brenda Këshillit NATO-Rusi (NRC), të ngritur në 2002 për të lehtësuar konsultimet midis aleancës ushtarake perëndimore dhe Moskës, por marrëdhëniet mbeten të tensionuara.

Për herë të fundit në kuadër të kësaj marrëdhënie Këshilli u takua në korrik 2019.

Tags