Pesë vjet pas Brexit, përçarja në shoqërinë britanike vazhdon
(last modified Thu, 24 Jun 2021 07:27:08 GMT )
Qershor 24, 2021 09:27 Europe/Tirane
  • Pesë vjet pas Brexit, përçarja në shoqërinë britanike vazhdon

Pesë vjet pas referendumit historik për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, i cili përfundoi me një diferencë të ngushtë në favor të mbështetësve të Brexit, rezultatet e sondazheve të fundit tregojnë se nëse referendumi i Brexit riorganizohet, rezultati do të jetë me një diferencë të madhe në favor të mbështetësve të anëtarësimit në BE.

Pesë vjet më parë në një ditë si kjo (23 qershor 2016) gjatë referendumit të Brexit 51.8% kundër 48.11% e britanikëve votuan për t'u larguar nga Bashkimi Evropian. Kështu, qeveria britanike njoftoi zyrtarisht qëllimin e saj për t'u larguar nga Bashkimi Evropian, e cila u pasua nga disa vite negociatash për të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe në periudhën pas-Brexit. Bisedimet përfundimisht mbaruan vitin e kaluar më 1 Janar 2021me një marrëveshje që i dha zyrtarisht fund 47 vjet anëtarësim të Anglisë në BE. Në dokumentin prej 1,246 faqesh të kësaj marrëveshjeje, Britania i ka dhënë shumë favore palës tjetër vetëm për atë që ish-kryeministri anglez e përshkroi  "Brexit të jetë Brexit" dhe për t'i thënë njerëzve se ata kanë arritur një marrëveshje, në mënyrë që t'i jepnin fund një konflikti katër vjet e gjysmë. Marrëveshja aktuale nuk i jep Britanisë lirinë për të peshkuar në ujërat e saj dhe nuk e përjashton atë nga rregullat dhe standardet e BE dhe madje nuk i jep asaj liri të mjaftueshme për të hyrë në marrëveshje të pavarura tregtare me vendet e tjera. Ajo madje hap rrugën për ndërhyrjen e BE-së në kufirin e brendshëm midis Irlandës së Veriut dhe kontinentit. Sipas një sondazhi të Euronews, shumica e qytetarëve të BE mirëpresin kthimin e Britanisë në bllok. Sidoqoftë, që nga fillimi i vitit të ri, britanikët kanë kuptuar gradualisht kotësinë e Brexit. Gjatë kësaj marrëveshje, Britania nuk fitoi ndonjë privilegj të veçantë dhe ajo që interpretohet si ruajtja e sovranitetit ose marrja nën kontroll e vendit dhe fatit të tij, është praktikisht e pakuptimtë me kufizimet e vendosura në këtë marrëveshje. Boris Johnson tani me përfundimin e Brexit dhe zbatimin e sloganit të tij të vetëm zgjedhor ka arritur kulmin e ekzistencës së tij politike dhe tani e tutje ai do të jetë vetëm në rënie. Sipas revistës Fortune, viti 2021 do të jetë viti i fundit i Boris Johnson si kryeministër pasi ekonomia britanike pësoi humbje të  mëdha për shkak të Brexit.

 

 


 

Tags