Gjermania do të kthejë diplomatët në Afganistan
(last modified Sun, 07 Nov 2021 18:58:42 GMT )
Nëntor 07, 2021 19:58 Europe/Tirane
  • Gjermania do të kthejë diplomatët në Afganistan

Pas njoftimit të Bashkimit Evropian për rifillimin e misionit të tij diplomatik në Afganistan, Gjermania ka njoftuar kthimin e diplomatëve të saj në Afganistan.

Sipas agjencisë Fars News, qeveria gjermane njoftoi se Markus Putzel, ambasadori i emëruar i Gjermanisë në Afganistan, do të kthehet në Afganistan javën e ardhshme së bashku me diplomatë të tjerë gjermanë. Qeveria gjermane ka bërë thirrje që misioni i Putzel në Afganistan të rifillojë lidhjet me talebanët. Gjermania është vendi i parë që nis një mision diplomatik në Afganistan pasi Bashkimi Evropian shpalli rihapjen e misionit të tij në këtë vend. Gjermania është anëtare e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), e cila dërgoi trupa në Afganistan pas sulmeve të 11 shtatorit. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj u tërhoqën nga Afganistani pas 20 vitesh prani të dështuar ushtarake, një fushatë që nuk ka pasur asnjë efekt tjetër përveç përhapjes së terrorizmit, luftës, dhunës, paqëndrueshmërisë dhe pasigurisë dhe vrasjes së dhjetëra mijëra njerëzve.

 

Tags