Trupat e 28 refugjatëve u gjetën në brigjet e Libisë
(last modified Sun, 26 Dec 2021 18:52:16 GMT )
Dhjetor 26, 2021 19:52 Europe/Tirane
  • Trupat e 28 refugjatëve u gjetën në brigjet e Libisë

Një burim libian i sigurisë tha se trupat e 28 emigrantëve u gjetën në brigjet perëndimore të vendit.

Sipas Klubit të Gazetarëve të Rinj (YJC), një burim libian i sigurisë tha të dielën se ekipet e shpëtimit të Gjysmëhënës së Kuqe libiane kishin gjetur trupat e 28 emigrantëve që kishin vdekur pasi varka e tyre u mbyt dhe tre të tjerë në dy vende të veçanta në një distancë 90 km nga kryeqyteti Tripoli. Burimi shtoi: "Gjendja e trupave në dekompozim tregon se varka e tyre mund të jetë fundosur disa ditë më parë". Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, numri i emigrantëve që kanë humbur jetën në këtë rrugë që nga fillimi i vitit 2021 arrin në 1500. Çdo vit, dhjetëra mijëra emigrantë përpiqen të kalojnë në brigjet italiane që ndodhen në një distancë prej 300 km nga Libia, dhe të arrijnë në Evropë.

 

Tags