114 persona të arrestuar në lidhje me rastin e grushtit të shtetit në Turqi
(last modified Sat, 19 Feb 2022 07:54:16 GMT )
Shkurt 19, 2022 08:54 Europe/Tirane
  • 114 persona të arrestuar në lidhje me rastin e grushtit të shtetit në Turqi

Zyra e Prokurorit Publik të Ankarasë ka lëshuar urdhër-arreste për 114 persona në lidhje me rastin e dështuar të grushtit të shtetit të vitit 2016.

Gati gjashtë vjet pasi një grup trupash turke tentuan të përmbysnin qeverinë, e cila dështoi në orët e para, një valë arrestimesh vazhdon në lidhje me këtë rast. Deri më tani, më shumë se 160,000 punonjës të qeverisë janë pushuar nga puna dhe më shumë se 60,000 janë arrestuar dhe dërguar në burg. Policia Kundër Terrorizmit, Shërbimi Informativ dhe Policia Kundër Krimit Kibernetik në 45 provinca turke kanë arrestuar 114 persona të dyshuar të lidhur me grushtin e shtetit në përputhje me kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme të Ankarasë. Të arrestuarit u transferuan në Ankara për marrjen në pyetje fillestare.

Tags