Mijëra grekë protestojnë për rritjen e kostos së jetesës
(last modified Sat, 26 Feb 2022 18:53:35 GMT )
Shkurt 26, 2022 19:53 Europe/Tirane
  • Mijëra grekë protestojnë për rritjen e kostos së jetesës

Mijëra njerëz u janë bashkuar protestave të sindikatave në disa qytete anembanë Greqisë për të denoncuar koston e lartë të jetesës.

Rreth 10,000 demonstrues u mblodhën të shtunën jashtë parlamentit në kryeqytetin Athinë për të protestuar kundër inflacionit të lartë, tha policia, ndërsa qeveria u zotua të rrisë mbështetjen emergjente për familjet. “Ne jemi një lumë indinjate dhe zemërimi”, tha një protestues duke shtuar: “Ne shprehim të drejtën tonë për një jetë të respektueshme... i themi një “jo” të zhurmshme politikave antipopullore që na kanë shkatërruar jetën”. Inflacioni grek në janar u rrit në 6.2 për qind në një krahasim vjetor dhe tashmë ekziston frika se operacioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë do të rriste më tej çmimet e energjisë dhe ushqimeve. Sipas të dhënave zyrtare, çmimet e energjisë elektrike në janar u rritën me 56 për qind, karburantet me 21,6 për qind dhe gazi natyror me 156 për qind. Kostoja e jetesës "mund të rritet mesatarisht me mbi dy për qind në vitin 2022", tha Panagiotis Petrakis, një profesor i ekonomisë në Universitetin e Athinës.

 

Tags