Dhjetëra të arrestuar për lidhje të dyshuara me rrjetin Gylen në Turqi
(last modified Sat, 05 Mar 2022 07:02:36 GMT )
Mars 05, 2022 08:02 Europe/Tirane
  • Dhjetëra të arrestuar për lidhje të dyshuara me rrjetin Gylen në Turqi

Prokuroria e Stambollit ka lëshuar një urdhër arresti për 32 anëtarë të dyshuar të grupit Gylen në Turqi.

Forcat turke të sigurisë arrestuan 32 persona me akuzën se kishin lidhje me grupin Gylen në operacionet në shtatë provinca të Stambollit, Gazi Antep, Denizli, Izmir etj. Fetullah Gylen është emëruar nga qeveria turke si fajtori i parë në grushtin e dështuar të 2016-ës, por Gulen i ka mohuar akuzat. Pas grushtit të shtetit, filluan arrestimet e gjera të elementëve të lidhur me grupin Gylen, një nga figurat më të shquara të opozitës në vend të akuzuar për komplotin e grushtit të shtetit. Si rezultat rreth 80,000 njerëz po vuajnë  dënime të përkohshme dhe 150,000 civilë, personel ushtarak dhe zyrtarë të tjerë turq janë pushuar ose pezulluar nga puna.

Tags