May 06, 2022 11:06 Europe/Tirane
  • 200 mijë amerikanë brenda një jave aplikojnë për të marrë ndihmë sociale të papunësisë

Departamenti Amerikan i Punës ka njoftuar se të paktën 200.000 amerikanë gjatë javës së fundit të muajit prill kanë aplikuar për të marrë ndihmë sociale të papunësie.

Shoqëria amerikane vazhdon të përballet me sfida të tilla si tregu i dobët i punës dhe niveli i lartë i papunësisë.

Që nga fillimi i përhapjes së virusit Corona në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me mijëra kompani dhe fabrika në vend janë mbyllur për shkak të problemeve ekonomike.

Departamenti Amerikan i Tregtisë së fundi publikoi statistikat e reja në lidhje me gjendjen e ekonomisë amerikane, duke deklaruar se ekonomia amerikane u rrit papritur me 1.4% në tremujorin e parë të vitit 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Departamenti Amerikan i Punës raportoi të enjten se aplikimet për marrjen e ndihmës sociale dhe sigurimin e papunësisë në këtë vend në javën e fundit të muajit prill kanë shkuar deri në 200 mijë raste.

Kjo është në kohën kur sipas shifrave të dhëna nga Departamenti i Punës i SHBA-së, më shumë se 4.5 milionë amerikanë u pushuan nga puna gjatë muajit mars dhe kanë marrë sigurimin e papunësisë.

Senatori amerikan i shtetit Vermont, Bernie Sanders kohët e fundit kritikoi nivelin e varfërisë dhe papunësisë në rritje në Amerikë dhe deklaroi se 22 milionë amerikanë nuk kanë ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë.

Kritikat e Bernie Sanders për gjendjen kaotike të varfërisë dhe urisë në Amerikë, si dhe dallimin në rritje e sipër midis klasave të shoqërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasqyron realitetin e situatës në një vend që pretendon të jetë lider i botës në shumë fusha. Në fakt, situata katastrofike e dhjetëra miliona amerikanëve për sa i përket varfërisë, të pastrehëve dhe urisë, si dhe pamundësisë për të siguruar shpenzimet e shërbimeve mjekësore, është një shenjë e rrëmujës themelore në një vend që pretendon të jetë vendi kapitalist më i përparuar në botë.

Tags