Evropa po bëhet një qendër globale e trafikut të kokainës
(last modified Mon, 09 May 2022 07:22:09 GMT )
May 09, 2022 09:22 Europe/Tirane
  • Evropa po bëhet një qendër globale e trafikut të kokainës

Disa agjenci dhe institucione të lidhura me BE-në kanë paralajmëruar se Europa është aktualisht një nga tregjet më të mëdha të kokainës.

Sipas AFP, Europol, Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat dhe Agjencia Evropiane Kundër Drogës, në një raport paralajmëruan se Evropa po bëhet një qendër për prodhimin, shpërndarjen dhe eksportin e kokainës në mbarë botën. Të tre agjencitë në raportin e tyre paralajmëruan gjithashtu për rritjen e përdorimit të metafetaminës.  Sipas Europol, kokaina është droga më e përdorur në Evropë pas kanabisit, me disa milionë përdorues dhe një xhiro prej rreth 10 miliardë e 500 milionë euro në vit. Rritja e tregut të drogave në Evropë është për shkak të rritjes së prodhimit në Amerikën e Jugut si dhe zhvillimit të objekteve të prodhimit në vetë Evropën. Me zhvillimin e formave të reja të përdorimit të kokainës, është përgatitur terreni për më shumë përdorim të kësaj droge në Evropë. Sipas të dhënave nga këto organizata të lidhura me BE-në, Belgjika duket të jetë qendra kryesore e këtij tregu në Evropë. Sepse sasia më e lartë e kokainës e zbuluar në vitin 2020, ishte në këtë vend. Në vitin 2020 u zbuluan gjithsej 70 ton, kryesisht në portin e Antwerpen. Në të njëjtin vit, në Holandë u gjetën 49 ton kokainë, në Spanjë 37 ton, në Itali 13 ton e 400 kilogramë dhe në Francë 13 ton e 100 kilogramë. Kokaina e importuar në Evropë nga Amerika e Jugut gjithashtu po rieksportohet gjithnjë e më shumë në pjesë të tjera të botës, duke përfshirë Azinë Perëndimore dhe Azinë.

Tags