FAO raporton për 4 milionë tonë rritje të prodhimit të grurit në Iran
(last modified Fri, 17 Jun 2022 14:57:08 GMT )
Qershor 17, 2022 16:57 Europe/Tirane
  • FAO raporton për 4 milionë tonë rritje të prodhimit të grurit në Iran

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) në raportin e saj të parë mbi perspektivën për prodhimin e artikujve ushqimor në vitin 2022, parashikoi se prodhimi i drithërave në Iran do të rritet me 34% këtë vit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) në raportin e saj të parë mbi perspektivën e prodhimit të artikujve ushqimorë në vitin 2022, shprehu shqetësimin për rënien e prodhimit botëror të grurit për shkak të rritjes së çmimeve të lëndëve të para, motit të keq dhe krizës në Ukrainë, ndërsa ka parashikuar se në këtë vit, prodhimi i drithërave në Iran do të rritet me 34%.

Sipas organizatës FAO, prodhimi i drithërave në Iran do të rritet nga 14 milionë e 300 mijë tonë vitin e kaluar në 19 milionë e 200 mijë tonë këtë vit bujqësor, dhe në këtë mes gruri me një rritje prej 4 milionë tonësh, konsiderohet rritja më e lartë e prodhimit të grurit.

Në pritje të rritjes prej 4 milionë tonësh të prodhimit të grurit për Iranin, FAO ka paralajmëruar një prodhim prej 771 milionë tonësh grurë këtë vit, i cili do të ulet me 8% krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa sipas kësaj organizate, këtë vit në kohën kur vende të tilla si Australia, India dhe Ukraina do të përballen me rënie të prodhimit të grurit, disa vende të tjera si Irani, Kanadaja dhe Rusia do të kenë rritje të prodhimit të grurit.

Tags