OKB: Një person në 78 njerëz në botë është i refugjat
(last modified Mon, 20 Jun 2022 13:40:57 GMT )
Qershor 20, 2022 15:40 Europe/Tirane
  • OKB: Një person në 78 njerëz në botë është i refugjat

OKB-ja ka deklaruar se lufta në Ukrainë është vetëm një nga arsyet e shpërnguljes së kaq shumë njerëzve në botë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Organizata e Kombeve të Bashkuara ka theksuar se më shumë se shtatë milionë njerëz janë larguar nga Ukraina deri më tani dhe shumë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.

Më shumë se 100 milionë njerëz aktualisht janë të zhvendosur në mbarë botën, sipas një raporti të publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Ndërkohë Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka deklaruar se kjo shifër përfshin 37 milionë fëmijë. Konfliktet në Afganistan, Siri, Republikën Demokratike të Kongos, Jemen dhe në disa vende të tjera janë arsyeja kryesore për këtë numër të paprecedentë të refugjatëve në mbarë botën.

Një numër i paparë i njerëzve në mbarë botën janë dëbuar nga shtëpitë dhe vendbanimet e tyre. Sot, më 20 qershor, është caktuar nga Kombet e Bashkuara si Dita Botërore e Refugjatëve. Në një ditë të tillë, u shprehet respekt atyre personave të cilët janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Pas lëvizjeve të fundit të shteteve perëndimore pranë kufirit të Rusisë, Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, më 24 shkurt urdhëroi një operacion ushtarak në rajonin e Donbasit në përgjigje të një kërkese për ndihmë ushtarake nga udhëheqësit e republikave të vetëshpallura të Donetsk dhe Luhansk në Ukrainën lindore. Pas kësaj, avionët luftarakë, sistemet e artilerisë dhe raketave të Rusisë filluan të godasin pozicionet ushtarake të Ukrainës.

Tags